×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vettingu të mos shndërrohet në një mjet pushteti për të ndjekur kundërshtarët politikë”

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se lufta kundër korrupsionit kërkon fuqizim të sistemit të drejtësisë.

    Në një shkrim në Facebook, ai konsideron se krijimi i mekanizmave ekzekutiv mund të jetë problematik për demokracinë por edhe për vetë luftën kundër korrupsionit.

    “Lufta kundër korrupsionit është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Por kjo luftë, duhet pasur kujdes të mos shndërrohet në një mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politik dhe për të disiplinuar e frikësuar oponentët”, u shpreh ai.

    Tutje tha se  qeveritë populiste parullën e luftës kundër korrupsionit e kthejnë në një nga mjetet me të cilën i godasin themelet e demokracisë dhe ndarjeve të pushtetit.

    “Në këtë drejtim edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm e të vëmendshëm si shoqëri. Qeveria në mbledhjen e fundit miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Sot kryeministri përmes një deklarimi në Facebook sqaroi se cilat janë parimet e një ligji të mundshëm. Ajo që është shqetësuese në qasjen e këtij koncept dokumenti është krijimi e një agjencie e cila do të kishte të drejtë të konstatonte dhe konfiskonte atë që ajo e konsideron  pasuri të paligjshme pa një procedurë penale gjyqësore”, tha Murati.

    Më tej foli edhe idenë e kryeministrit për vettingun.

    “Nga nënteksti i kryeministrit nënkuptohej se reformimi i sistemit gjyqësor, përfshirë vetingun kërkon kohë, andaj duhet t’i biem shkurtë këtij procesi. Kjo i ka dy rreziqe. E para një mekanizëm i tillë mund të shndërrohet në një kërbaç disiplinues politik që kjo qeveri (por edhe ndonjë tjetër në të ardhmen) mund ta përdor kundër kritikuesve të saj e me rrezik për të shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut qoftë ato civile e politike por edhe ato socio-ekonomike dhe në anën tjetër krijimi i një mekanizmi shtesë shtetëror mund vetëm të shtojë mundësitë për më shumë korrupsion dhe komplikime në funksionimin e ekonomisë së tregut. Bizneset tona por edhe qytetarët nuk kanë nevojë për më shumë mekanizma shtetëror që do të ndërhyjnë në jetën e tyre, por për më shumë zbatim të ligjeve dhe sidomos funksionim të gjyqësorit”, shkroi ai.

    “Kam bindjen e plotë, se sado e gjatë dhe e vështirë, nuk ka rrugë tjetër për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit përveç përmes fuqizimit të sistemit të drejtësisë. Ndërtimi i mekanizmave të ndërmjetëm vetëm e komplikon procesin. Kështu fuqizimi i sistemit të drejtësisë i përcjellë me një kulturë politike që e lufton korrupsionin edhe në ekzekutiv (e kjo është obligim i çdo qeverie) do të krijonte edhe një klimë shoqërore shumë të pafavorshme për funksionimin e korrupsionit. Politikanët dhe qeveritë vizionare mendojnë edhe për periudhën kur nuk janë vetë në pushtet andaj punojnë të krijojnë ligje e politika që do të ishin të qëndrueshme edhe në planin afatgjatë”, tha tutje.

    Në fund tha se në “procesin e debatit rreth ligjit, do të ketë një debat përmbajtjesor, e me ndërhyrje cilësore nga shoqëria civile, ekspertët ligjor por edhe nga partnerët ndërkombëtar në mënyrë që ligji i ri të jetë mekanizëm i dobishëm i sundimit të ligjit e jo i përdorimit të ligjit nga politika për interesa të veta”,ka thënë ai./Front Online

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.