Sulmuesi i Kosovës U21, Veton Tusha ka realizuar për Denizlisporin në udhëtim.
Denizlispori është duke fituar 0:2 ndaj Alanyasporit, derisa po rrjedhë minuta e 51-të e takimit, shkruan Demokracia.com.
Tusha ka realizuar golin e dytë para pak momenteve me fanellën e klubit turk.
Ishte Bakalorz, bashkëlojtari i tij që mori një top të bukur nga një aksion mirë i ndërtuar për të asistuar për Tushën i cili nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë për të me fanellën e klubit turk.