×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vetitë shëruese të boronicave

    FrontOnline
    14 Maj 2024

    Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë.

    Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale. Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

    Këto janë 10 vlerat më të mira të boronicave:

    Kanë pak kalori, por shumë vlera ushqyese

    Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë. Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese. Një kupë (148 gramë) boronica përmban; Fibër 4 gramë, 24% të nevojave ditore për Vitaminë C, 36% të nevojave për Vitaminë K, 25% të nevojave ditore për manganez. Ato kanë 85% ujë në përbërje.

    Antioksidantë të fortë

    Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht. Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant, shkruan EO. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.

    Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve

    Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit. Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale. Për shkak se boronicat kanë sasi të mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë. Në një studim që zgjati 4 javë, 168 pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira, u reduktua me 20%.

    Mbrojnë kolesterinën në gjak

    Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur lipoproteina (kolesterina “e keqe”) oksidohet. Në fakt, oksidimi i kolesterolit të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. 50 gramë boronica në ditë shërbyen për të ulur oksidimin e kolesterolit me 27% në disa pjesëmarrës të shëndoshë, pas një periudhe prej tetë javësh.

    Ulin tensionin e gjakut

    Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

    Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës

    Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale. Në një studim të vitit 2013, 93,600 infermierë konsumuan shumë antocinisis (antioksidantë kryesorë që gjenden te boronica) duke ulur me 32% rrezikun për atak të zemrës.

    Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

    Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit duke vonuar edhe rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën. Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

    Kanë efekt anti-diabetik

    Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

    Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare

    Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

    Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes

    Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme. Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve. Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.

    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Janar 2025
    Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe...
    Lifestyle03 Janar 2025
    Çelësi i jogës për gjumë është të përmbaheni me poza të qeta dhe restauruese. Megjithëse mund të jetë joshëse të mendosh se...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.