Një person dyshohet të jetë vetëvrarë dje në Zubin Potok.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti është raportuar në polici nga djali i viktimës.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktima si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Zubin Potok 28.10.2022-13:15. Një mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij është gjetur pa shenja jete (dyshohet se ka bërë vetëvrasje). Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktima si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online