Pasditen e së hënës, një 72-vjeçar nga fshati Kabash i Komunës së Vititsë dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datë 26.10.2020 rreth orës 17:50, Policia e Kisovës në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash komuna Viti dyshohet se një person i moshës 72-vjeç në shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje. Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim tekniken kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet mjekësore ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Hashani, duke shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Hashani po ashtu ka bërë të ditur se për momentin ky rast është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë. Për momentin rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë. Hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me prokurorin”, ka thënë Hashani.