Blogerja e njohur serbe, Kristina Kika Đukić ka kryer vetëvrasje. Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e ngushtë e saj.
“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim.
Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend edhe në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik.
Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ajo la pas një nënë e cila postoi në rrjetet sociale atë që mendonte se nuk do ta bënte kurrë: “Me dhimbje të madhe ju njoftoj se Kika ime ndërroi jetë dje.”