Deputetët e kuvendit të Kosovës patën dje një ditë të ngarkuar.
Një nga temat që u diskutuan me kërkesë të Vetëvendosjes ishte edhe çështja e homologimit të veturave.
Por, ata hasën në reagimin e kolegëve nga pozita, por edhe opozita, njofton Klan Kosova.
Të dy palët akuzuan partinë e Kurtit se këtë po e bëjnë për qëllime politike, e jo për të mirën e qytetarëve.