Të hënën kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në qytetin e Skënderajt, ku si rrjedhojë pati edhe reagime atje.
Na ky subjekt politik, tek sot kanë publikuar një video nga vizitat që ka bërë Kurti nëpër ambiente të ndryshme në këtë komunë, transmeton KlanKosova.tv.
Në një tekst të shkurtër me tre fjali ku është përmbledhur vizita e djeshme, askund asnjë fjalë nuk përmendet rreth incidentit që ndodhi atje.
“Bashkëbisedime të përzemërta për qeverisjen e shumicës që po vjen, nëpër shtëpitë e odat e Skënderajit ku u mirëprit dje kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputet, Shqipe Selimi Mehmetin, Hysni Mehanin, Enver Dugolloin, Rreze Dulin dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin”, thuhet në njoftim.
“Ata gjithashtu vizituan edhe fermer ku folën për të ardhmen e bujqësisë në vend, për nevojën e mbështetjes së prodhimit vendor”.
https://www.facebook.com/watch/?v=1319537421728783