×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje propozon sot Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet. Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca.

    Glauk Konjufca pritet ta udhëheq njërin nga tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

    Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

    Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

    Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

    Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

    Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re që sipas të gjitha gjasave do të votohet javën tjetër, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Zyra e Kryeministrit ka...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani. Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...
    Sport10 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Gjeorgjisë, ku me lojë dominuan ekipi shqiptar. Kombëtarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.