Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë.
Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në zyrat e partisë në Podujevë për të pritur rezultatet e zgjedhjeve të sotme në këtë komunë.
Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë në sheshin qendror të qytetit, duke brohoritur pro fitores së kandidatit Shpejtim Bulliqi për të parin e komunës.