Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e rikthen në përdorim termin serb “Zajednicë”

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Prej ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, retorika e zyrtarëve të saj ka ndryshuar shumë.

    Kishte kohë që në Kosovë nuk dëgjohej termi “Zajednicë”, me të cilin Vetëvendosje sa ishte në opozitë e quante Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që prej kohës kur përmes protestave e kundërshtonte themelimin e këtij entiteti, shkruan Demokracia.com.

    Në ligjërimin publik shqiptar në Kosovë përdoret termi asociacion, kurse në ligjërimin publik serb përdoret termi bashkësi (serbisht: zajednica).

    Por, ditëve të fundit kur është rritur presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë nisur sërish ta thërrasin “Zajednicë”.

    Kjo u vërejt edhe sot pas letrës së hapur të Këshilltarit Special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, të cilët kanë kërkuar sërish nga Kosova që të nisin me zbatimin e Asociacionit, si një nga zotimet e rëndësishme të bëra në dialogun e Brukselit.

    Chollet dhe Escobar kanë thënë gjithashtu se ndër qëllimet më të rëndësishme të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve “për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

    “Gjatë javëve të shkuara, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi udhëtuar në Beograd dhe Prishtinë për të inkurajuar të dyja palët që të pranojnë propozimin e BE-së për të dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet, të ndërpresin ciklin e krizave dhe konfrontimit, dhe të çojnë përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dy palët duhet ta shfrytëzojnë”, thuhet në tekstin e tyre.

    Pas letrës së hapur të dy zyrtarëve të lartë amerikanë është kundërpërgjigjur Artan Abrashi, deputet i Vetëvendosjes.

    “Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Abrashi.

    Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, e ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo siç e ka shkruar ajo “Zajednica”.

    Kurti ka thënë se Asociacioni i dobëson komunat dhe e forcon Serbinë.

    Ajo ka shkruar edhe më larg duke thënë se Asociacioni do ta luftojë edhe ministrin serb në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiqin.

    “Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë.”, ka shkruar ajo në Facebook.
    Edhe Hysamedin Feraj, veprimtar i Vetëvendosjes nga Shqipëria dhe një prej njerëzve të afërt të kryeministrit Albin Kurti, në kundërshtimin e tij e ka përdorur termin “Zajednicë”.

    “Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrjet për protestë të shqiptarëve “në mbrojtje të qeverisë Kurti” lidhur me zajednicën. Në fakt ajo më shumë po duket si protestë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë përballë diskriminimit serb, në stilin: “Jo diskriminimit etnik (të shqiptarëve)”! “Jo më qytetarë të dorës së dytë në Kosovë, si dikur në Jugosllavi dhe në Serbi”! “Duam barazi etnike”! “Duam të drejtat tona kombëtare”! “Liri, barazi, Republikë, demokraci”, etj. Bash si dikur, shumë vite më parë.”, ka shkruar Feraj.

    Ndryshe, marrëveshja e Brukselit është dokumenti i parë mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Nga 15 pika të marrëveshjes, e para ka të bëjë me Asociacionin e Komunave Serbe.

    “Do të ketë një bashkësi të komunave në të cilat serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo bashkësi tjetër, me kusht që anëtarët të bien dakord për këtë”.

    Pesë pikat e tjera të dokumentit specifikojnë mënyrën e formimit të Asociacionit, bazuar në statut. Parashikohet zgjedhja e presidentit, zëvendëspresidentit, Asamblesë dhe Këshillit, si dhe kompetencat në bazë të së cilave Asociacioni do të ketë kontroll të plotë mbi zhvillimin ekonomik dhe rural, arsimin, shëndetësinë dhe urbanizëm. Dy vjet më vonë, në vitin 2015, dy vendet arritën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe një marrëveshje shtesë lidhur me parimet e themelimit e këtij Asociacioni.

    Në shkurt 2003, u themelua një Asamble e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me seli në Mitrovicën e Veriut, e cila u konsiderua e paligjshme nga Qeveria e Kosovës, sepse ushtronte autoritet legjislativ dhe ekzekutiv në territorin e Kosovës, kryesisht në Kosovën Veriore.

    Në vitin 2005, pjesë e negociatave Serbi-Kosovë ishte kërkesa e palës serbe për krijimin e komunave serbe dhe mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore të serbëve.

    Në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ishte planifikuar të krijohej një Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe me seli në Mitrovicën Veriore. Ndryshe nga ish-asociacioni i mëparshëm, ai nuk do të kishte asnjë pushtet legjislativ, duke pasur vetëm një “pushtet të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural” në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjin e Kosovës. Asociacioni do të përfshinte komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, Shtërpcë, Kllokot, Graçanicë, Novo Brdo, Ranilug dhe Partesh. Sipërfaqja totale e këtyre komunave është më shumë se 5 për qind e sipërfaqes totale të Kosovës.

    Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar midis Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013 përfaqësonte një hap të rëndësishëm në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Me këtë marrëveshje, u ra dakord gjithashtu që Serbia nuk do të bllokonte pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anasjelltas.

    Më 10 nëntor 2015, Qeveria e Kosovës ngriu marrëveshjen e nënshkruar më parë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli pjesë të Marrëveshjes së Parimeve të vitit 2015 si jo në përputhje me frymën kushtetuese.

    Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015 tha se kjo marrëveshje në disa pika të saj nuk është në harmoni me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa Marrëveshja mbi Parimet për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015, nuk ishte tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese. Gjykata Kushtetuese konkludoi se disa parime nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe dha në të njëjtën kohë një rrugëzgjidhje, duke deklaruar se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Lajme21 Mars 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka mirëpritur dakordimin që u arrit në Ohër më 18...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” po komentohet një deklaratë e Oltës, që arritja e Kiarës deri këtu është fal Luizit. Një koment edhe Kristi...
    Vip21 Mars 2023
    Arbëri “prime-n” e kaluar i ka reaguar ashpër Kiarës për moskujdesin e saj ndaj Luizin. Sonte ai e ka komentuar sërish këtë....
    Vip21 Mars 2023
    Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Gjatë mbrëmjes së sotme,...
    Vip21 Mars 2023
    Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen e 41 dhe në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga gjysma e...
    Lajme21 Mars 2023
    Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I...
    Lajme21 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.