Taulant Kryeziu, ish- zëvendësministër i Integrimit Evropian nga radhët e VV-së, ka thënë se Kosova nuk arrit të kalojë më shumë se 50 për qind të planit Kombëtarë të MSA-së.
Ai në një konferencë për media ka kritikuar qasjen e Qeverisë Hoti, sa i përket integrimeve Evropiane.
Kryeziu ka thënë se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht luftim të korrupsionit dhe drejtësi të pavarur, por sipas tij me këtë qasjes, integrimi në BE do të jetë i vështirë.
“Aktualisht nuk kemi asnjë matje të zbatimit të Planit Kombëtarë të MSA-së.
“Kjo qeveri e ka shuar ministrinë e Integrimit Evropian, duke formuar departamentin për integrime evropiane, ndërsa sot pritet që edhe këtë do ta shfuqizojnë .Kjo qeveri për katër muaj nuk ka mbledhur asnjëherë këshillat e brendshëm për Integrim Evropian. BE-ja po përsërit se duhet më pas drejtësi të pavarur, dhe luftim të krimit e korrupsionit. Unë e shohë të vështirë me këtë qasje integrimin në BE”, tha Kryeziu.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/399064098156693/?__so__=channel_tab&__rv__=all_videos_card