Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Vetëvendosja po manipulon qytetarët me anë të kauzave të mëdha, teksa ka thënë se nuk sheh arsye përse duhet votuar ajo.
Fetoshi këto komente i ka bërë në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, teksa ka pasur komente edhe për LDK’në.
“Vetëvendosja përfaqëson një koncept manipulativ dhe instrumentarium populist që konsiston te manpipulimi me qytetarët në emër të kauzave të mëdha”, ka thënë profesori universitar.