Kaq rehat qëndrimin në këtë karrige e paraqitjen si kjo në foltore nuk do t`i ketë më.
Mbase, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj mund t`i mos i bie të ulet e të flas më fare aty.
Është Vetëvendosje, ajo, e cila po zotohet se nuk do ta lë numrin dy të ekzekutivit në legjislativ, shkaku se është hatëruar fort me deklaratat që ky i bëri për të pagjeturit.
“Ne kemi paralajmëruar që Driton Selmanaj të mos hyjë në Kuvend. Ashtu do të bëjmë nuk do të lejojmë që ai të flasë në Kuvendin e Kosovës. Varësisht prej sjelljes do t`i shihinveprimet tona në Kuvend”, u shpreh për Front Online deputeti i VV-së, Rrahmani.
Që puna të mos vie deri këtu, deputeti Eman Rrahmani, thotë se duhet të ndodhë shkarkimi i Selmanajt.
Kërkim faljet, as nga ky i fundit e as nga të tjerët, sipas tij, s`çojnë peshë.
“Është munduar (Hoti) të kërkojë falje në emër të tij. Nuk pranohet kërkim faljet nga Avdullahi e kolegët e tjerë e as nga vet Selmanaj. E vetmja punë që duhet të bëhet është te shkarkohet”.
Bllokadë, Vetëvendosja, krahas PDK-së i ka vënë edhe partisë së Selmanajt, LDK-së lidhur me çështjen e koalicionit.
Por, Rrahmani është i bindur se nuk do të kenë nevojë as për njërën as për tjetrën në zgjedhjet e ardhshme, meqë do t`i fitojnë vetë ato.
“Janë zgjedhjet ato që do t`i qartësojnë shumë gjëra. Duke shkuar në këtë rrugë të cilën jemi nuk do të kemi nevojë as për PDK-në dhe as për LDK-në që të qeverisim”, theksoi ajo.
Subjekti më i madh opozitar insiston se vetëm pas mbajtjes se tyre duhet të zgjedhet presidenti i ri.