Ora 19:00 ka shënuar edhe mbylljen e vendvotimeve në Kosovë.
E, menjëherë në përmbyllje të vendvotimeve janë publikuar edhe exitpolle të cilat edhe dalin me rezultate për subjektet politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.
ExitPoll-i i Albania Post si parti fituese ka radhitur Lëvizjen Vetëvendosje me 50 %.
Ndërsa, si parti e dytë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës me 20%.
E treta është radhitur LDK-ja, më 17%, e katërta AAK-ja 7%, dhe NISMA nuk e kalon pragun me 2%.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit janë certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve.
Në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes./Front Online/