Veterani i ushtrisë amerikane e shton flamurin e Kosovës tek lista e NATO-s: Kështu do të jetë
Veterani i ushtrisë amerikane, Luke Coffey, ka replikuar në një postim të faqes zyrtare të Aleancës Euroatlantike, NATO, në Twitter.
Duke iu bashkuar trendit të këtij rrjeti social, që tregon gjendjen e tanishme me atë që ishte në të kaluarën, faqja e NATO’s publikoi flamurët e shteteve themeluese dhe pastaj të të gjitha shteteve anëtare momentalisht.
Ndërkohë, Coffey që është edhe pjesë e Heritage Foundation si dhe analist dhe ekspert për zhvillime politike, shtoi edhe flamujt e katër shteteve që sipas tij do i bashkohen eventualisht kësaj aleance ushtarake.
Në katër flamujt që shtoi Coffey, ishin Kosova, Gjeorgjia, Bosnja e Hercegovina dhe Ukraina.