Dega e OVL UÇK-së në Pejë ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës Albin Kurti pasi ky i fundit në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës pa marrjes së detyrës nuk përmendi luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kësaj lufte të lavdishme.
Në një postim në Facebook thuhet se Albin Kurti ngritjen e tij politike e ka bërë mbi përgojimin e gjakut të dëshmorëve, të zhdukurve të luftës, luftën e UÇK-së dhe sot në ekspozenë e tij ai nuk përmendi askund familjet Jashari e Haradinaj, drejtësinë për viktimat e luftën e UÇK-së.
“Për tërë këto vite, UÇK-ja, dëshmorët, invalidët, të përdhunuarit, e bashkimi me Shqipërinë, ishin mjet manipulimi për të ardhur Albin Kurti sa më shpejt në pushtet. Ky vend ka njohur manipulues edhe më të mëdhenj të cilët sot janë në anën e errët të historisë. Me veprimin e sotëm, Albin Kurti, bëri hapin e gabuar në anën e errët të historisë. Kjo është nisje e gabuar e një qeverie që së fundmi ka përgojuar shpresë”, ka shkruar dega e OVL UÇK-së në Pejë./Front Online/