Një burri në Mitrovicë ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ka raportuar Policia në raportin njëzetekatër orësh.
Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.