Beniada Nishani dhe Donald Veshaj kanë qenë padyshim dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”. Megjithatë, për shkak të raportit të ngushtë që kishin me njëri-tjetrin, u përfolën se mes tyre mund të kishte diçka më shumë sesa shokë.
Lidhur me këtë kanë folur vetë ata në emisionin “Më lër të flas”, Ka qenë Megi Pojani që ka pyetur dy ish banorët nëse ky thashethem ka qenë i vërtetë. Sipas modeles, nuk ka pasur asgjë më shumë mes tyre ndërsa Donaldi tha se kanë pasur vetëm kimi miqësore.
Pjesë nga biseda:
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit.
Megi: Një kimi, apo diçka?
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë.
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Beniadën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.