Trendi i fundit i këngëtarëve për të shpenzuar mijëra euro për një kostum po vazhdon.
Në mesin e tyre është edhe Dhurata Dora.
Këngëtarja merr vëmendje gjithmonë me paraqitjen e saj tejet ekstravagante.
Ajo shpenzon shuma të mëdha për paraqitjet e saj në klipe dhe përditshmëri.
Në një postim nga “dhuratadoracloset”, kanë analizuar paraqitjen e saj saktësisht korsetin të cilin këngëtarja e ka veshur në një koncert, e cila kushton plotë 2500 euro.
Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është ‘Sa mke mungu’, dhe ka kapur mbi pesë milionë klikime për dy javë.