Bugatti do të bëjë vetëm 40 kopje të tjera të Chiron për të kompletuar një seri prej gjithsej 500 kopjesh të planifikuara. Bugatti thekson gjithashtu se kërkesa për këtë hipermakinë është rritur në tremujorin e tretë, gjë që është veçanërisht e vërtetë për Kinën.
Chiron u zbulua në Motor Show në Gjenevë 2016 si pasardhësi i Veyron, ndërsa kopjet e para iu dorëzuan pronarëve të tij të pasur në mars 2017.
Deri në maj 2018, Bugatti kishte dorëzuar 100 kopje dhe Chiron i 300-të u largua nga sallat e fabrikës në mars 2021.
Blerësit e mundshëm tani kanë edhe 40 kopje të tjera, me versionet Pur Sport dhe Super Sport të disponueshme. Krahasuar me versionin e parë, Pur Sport ka 50 kg më pak dhe pezullim të modifikuar, ndërsa Super Sport ka 1578 kuaj fuqi./FrontOnline/