Është vetëizoluar kryeministri i Britanisë së Madhe , Boris Johnson.
I vetëizoluar do të qendrore për dy javë meqë zhvilloi një takim me një zyrtar i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Johnson ka shkruar në Twitter, se ai është njoftuar nga laboratori dhe se duhet të izolohet pasi ka pasur kontakt me një të infektuar.
Ai shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.
Johnson ka zhvilluar një takim që zgjati 35 minuta ditën e enjte (12 nëntor) me disa deputetë, këtu përfshirë dhe Lee Anderson i cili më pas rezultoi pozitiv.