Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.
Një vetëaksident ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme në kryeqytet.
Një veturë madje ka përfunduar brenda një lokali, tek pjesa e njohur si Qafa në Prishtinë, raporton indeksonline.
Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident dhe cila është gjendja e tyre, gjithsesi makina duket tërësisht e shkatërruar.
Policia është në vendin e ngjarjes.