Tre policë janë lënduar në një vetëaksident në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Lajmin e bëri të ditur për “Front Online” zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani,
Sipas tij, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Pak para orës 08.00. Aksident në Varage, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vet aksidentuar. Tre polic të lënduar lehtë”, njoftoi Elshani.
Ky është vetaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri. Të premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.