Një femër nga fshati Tërrn në Komunën e Ferizajit është vetaksidentuar.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Kurse, është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë.
“Fsh. Tërrn, Ferizaj 26.08.2022 – 08:50. Ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë vetëm një automjet me ngasës femër kosovare e cila si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ajo është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online