Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Skenderaj.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe pastaj janë liruar.
“Skenderaj 14.12.2022-13:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është vet-aksidentuar .Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe pastaj janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online