Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjilan-Prishtinë, si pasojë vetura ka përfunduar në ara.
Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, ndërsa vetura ka pësuar dëme materiale.
“Aksidenti ka ndodhur sot para orës 11:00, bëhet fjalë për një vetaksident, një veturë ka dalë jashtë rrugës. Ka përfunduar me dëme materiale dhe lëndime të lehta trupore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.