Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, si pasojë një person është lënduar.
Rasti është konfirmuar për Front Online nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, ka thënë se në aksident është përfshirë një veturë, teksa shtoi se policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka theksuar Ahmeti./Front Online