Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në Prishtinë.
Një drejtues i një veture është përplasur në një shtyllë qe gjendet në qendër të Prishtinës, saktësisht tek semaforët në afërsi të Mensës së Studentëve.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.
“Sot rreth orës 10:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, theksoi Ahmeti.