Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:30 në komunën e Podujevës, saktësisht në fshatin Konushefc.
Në bazë të informacioneve fillestare, si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë mbetur të lënduar katër persona.
Kurse, bëhet e ditur se vetura e dëmtuar gjendet ende në vendin e ngjarjes.
Sipas pamjeve shihet se edhe vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale.