Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Parallovë.
Si pasojë vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Kamioni është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim”, tha Osmani.