Sot në rrugën Gjakovë-Deçan ka ndodhur një vetaksident, ku ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai shtoi se ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Elezaj.