Një person në Gjakovë është lënduar si pasojë e një vetaksidenti.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe nga pakujdesia ka dalë jashtë rrugës.
“Gjakovë 20.02.2023-16:35. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit ka dal jashtë rrugës dhe si pasojë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar i dyshuari. I lënduari është dërguar në Spitalin e Gjakovës në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online