×
  • Lajme
  • Lajme

    Vështirësohen punët për Qeverinë Hoti, AKR thotë se nuk ia jep votat dhe kërkon zgjedhje

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re, njofton se kjo parti do të ndërrojë qasjen ndaj Qeverisë Hoti, pasi thotë se edhe përkundër faktit që i kanë votuar shumë ligje dhe kabinete qeveritare pa qenë pjesë e tyre, vullneti i AKR-së nuk është vlerësuar nga partitë në pushtet.

    “Ky vullnet nuk është se u vlerësua nga të tjerët, prandaj AKR tani e tutje do të sillet konform pozicionimit të saj politik. Derisa të jemi në opozitë do të koordinohemi e të bashkëveprojmë me partitë opozitare”, shkruan Matoshi.

    Tutje ai ka sugjeruar që partitë e koalicionit duhet të fokusohen në zbatimin e programit të tyre qeverisës, dhe jo të zënë studiot e debateve televizive për interesat e tyre personale.

    Postimi i tij i plotë:

    Me bindjen e plotë se po i bëjmë mirë vendit tonë, si subjekt politik liberal, Aleanca Kosova e Re – AKR, ka ndëmarrë disa herë veprime që kanë ndihmuar proceset në Kosovë dhe subjektet politike bartëse të atyre proceseve.

    Kemi votuar shumë ligje dhe disa kabinete qeveritare pa qenë fare pjesë e tyre, kohëve të fundit votuam Qeverinë Kurti dhe pastaj edhe Qeverinë Hoti, normalisht jemi të vetdijëshëm se kjo nuk ka ndikuar mirë te elektorati ynë, por ishte një vullnet i yni që të mbështesim qeveritë e vendit tonë.

    Në të gjitha rastet, ky vullnet nuk është se u vlerësua nga të tjerët, prandaj AKR tani e tutje do të sillet konform pozicionimit të saj politik. Derisa të jemi në opozitë do të koordinohemi e të bashkëveprojmë me partitë opozitare.

    Poashtu edhe qëndrimi i AKR-së në të njëjtin grup parlamentar me parti politike që janë në qeverisje po e humb kuptimin dhe do të përfundojë së shpejti.

    I takon partive në qeverisje të sigurojnë shumicën e mjaftueshme për të kaluar ligjet në kuvend. Duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore 2021.

    Në vend se të zënë studiot televizive me debate për tema që ndërlidhen me interesa personale të liderëve dhe zyrtarëve të lartë politik, partitë e koalicionit duhet të fokusohen në zbatimin e programit të tyre qeverisës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Biznesi i pjesëve të makinave që u përfshi nga flakët këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se erdhi si shkak i një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Është ndarë nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Kodra. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Personat që përdorin imazhin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tij për të krijuar profile të rreme në rrjetet sociale apo në...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, me 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.