Personazhet publikë tashmë shpenzojnë shifra të konsiderueshme për të patur direkt nga sfilita në garderobë veshjet e fundit. Madje edhe më herët se VIP-at hollivudianë.
Siç dihet veshjet e përditshmërisë janë të pakrahasueshme për nga shpenzimet me ato të skenës.
Disa nga këngëtarët të cilët nuk hezitojnë që një shumë të madhe të parave ta shpenzojnë në veshje.
Pamja e veçantë e Dafina Zeqirit si çdo herë ka rënë në sy, e edhe çmimi marramendës i çizmeve që ka mbathur nuk u ka ikur mediave.
Çizmet lëkurë të Dafina Zeqirit arrijnë vlerën deri në 800 euro.
Mbi 22 mijë euro është vlera marramendëse që reperi, Capital T, harxhon për një veshje ditore.
Loredana është një emër shumë i komentuar për paraqitjen e saj të jashtme.
Së fundi, është bëre e ditur se reperja ka shpenzuar vlerën marramendëse vetëm për t’u dukur e kuruar deri në detajin më të vogël.
16,730 euro është shuma e veshjes së Kidës, me të cilën pozoi nga vendi luksoz Dubai.
Duke përfshirë fustanin, takat, çantën, orën dhe byzylykun e dorës Era Istrefi shpenzoi plot €32,770.
Mbi 3500 euro ishte veshja e Taynës për të dal në kafiteri me shoqëri.