×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qeveria t’i mbështesë punëtorët shëndetësorë, të rikthehet Ligji për Paga në Kuvend

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar Odën e Mjekëve, ku është takuar me kryetarin, Pleurat Sejdiu dhe kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

    Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

    “Qëllimi i vizitës time është për falendërim për të gjithë mjekët dhe punëtorët shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme që janë duke e bërë. Kemi shumë obligim që si politikë të qëndrojmë afër tyre dhe t’i ndihmojmë. Si parti opozitare do të përkrahim çdo iniciativë të qeverisë, e në veçanti amandamentimin e Ligjit për Paga që mund ta bëjmë brenda një jave. Në këtë mënyrë ne mund të jemi pranë punëtorëve shëndetësorë. Këta po e bëjnë punën e tyre, dhe ne duhet ta bëjmë tonën. Unë sot isha për ngushëllime tek një tjetër mjek, ish bashkëluftëtar i imi, Dr. Safet Idrizi i cili dikur e fitoi luftën me Serbinë por sot e ka humbur betejën me COVID-in. Sikurse u ka shërbyer atëherë njerëzve, ai ka qenë në krye të frontit edhe këto ditë si mjek. Fakti që nëntë mjekë kanë humbur jetën me këtë sëmundje dhe rreth 1300 punëtorë shëndetësorë janë infektuar, flet për nevojën e madhe që ata kanë për mbështetje”, ka thënë Veseli.

    Edhe kryetarët e Odës së Mjekësve, Sejdiu dhe të Federatës Sindikale, Syla e falënderuan për vizitën liderin e PDK-së, duke e përgëzuar qasjen e tij dhe interesimin, në veçanti për mbështetjen e PDK-së që të rikthehet sa më parë në Kuvendin e Kosovës i Ligjit për Paga.

    Veseli gjatë ditës ka takuar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve, për të kontribuar për vendin dhe jo të largohen jashtë.

    “Kosova si vendi me numrin më të vogël të punonjësve shëndetësorë ka nevojë për mjek të rinj për të arritur standarde ndërkombëtare të shërbimeve shëndetësore. Një ndër synimet tona është krijimi i vendeve të reja të punës për mjekët e ardhshëm, pra për ju që sot jeni studentë, por edhe për profesionistët e diplomuar që kanë mbetur pa punë. Jam i lumtur që në mandatin e fundit, PDK-ja duke udhëhequr me ministrin Uran Ismaili ka bërë shumë për shëndetësinë dhe do të bënte edhe më tepër po të zgjaste deri në fund mandati i ish qeverisë”, u ka thënë Veseli studentëve të mjekësisë./Lajmi.net/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.