×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qeveria qendrore e lokale po rrezikon falimentimin e bizneseve dhe lë pa punë qytetarët

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot në Prizren shoqatën “Esnaf”, që përfaqëson bizneset e këtij qyteti.

    Kryetari Veseli ka folur me përfaqësuesit e bizneseve prizrenase për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen dhe situatën e rëndë ekonomike në vend.

    Veseli ka thënë se PDK është e vendosur që të ndihmojë bizneset, dhe, për këtë arsye, ka përgatitur një sërë propozimesh konkrete për qeverinë.

    Megjithëkëtë, kryetari Veseli tha se papërgjegjësia e qeverisë po rrezikon falimentin e qindra bizneseve kosovare, e me këtë edhe mijëra vende të punës.

    “Sot jam në Prizren për t’u solidarizuar me ju. E di gjendjen e rëndë ekonomike e cila po mbretëron në vend. I di sfidat me të cilat po ballafaqoheni ju si ndërmarrës. Prandaj, unë ju siguroj se kjo nuk është faji i opozitës. Qeveria është duke u treguar tërësisht indiferente dhe e papërgjegjshme, dhe, me këtë po rrezikon shuarjen e shumë bizneseve në vend.”, ka thënë kryetari Veseli.

    Më tej, ai ka shtuar se është i gatshëm që përsëri të ulet së bashku me Qeverinë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më parë për të mirën e vendit dhe bizneseve.

    “Qeveria duhet të ulet me Odat Ekonomike dhe me ne. Të marrë parasysh propozimet tona. Kjo situatë kërkon bashkim të të gjithë akterëve politik. Unë ju premtoj se në momentin që do të ulemi së bashku për të diskutuar pakon e rimëkëmbjes, të nesërmen do ta votojmë atë në kuvend.”, ka thënë kryetari Veseli.

    Mes tjerash, kryetari Veseli ka folur edhe për trustin pensional dhe mundësinë që qytetarët të tërheqin paratë e tyre nga ai fond.

    “Në duhet të kategorizojmë shtresat e qytetarëve dhe tu kompensojmë paratë atyre që do t’i tërheqin. Në veçanti shtresës së ulët.”, ka thënë kryetari Veseli.

    Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e tij të madhe dhe propozimet konkrete se si t’u dilet në ndihmë bizneseve në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

    Ai tha se bizneset janë në një situatë të vështirë dhe kërkoi nga qeveria dhe institucionet që të jenë bashkëpunues me të gjithë akterët politik në mënyrë që ndihma për ndërmarrësit të jetë sa më e shpejtë dhe sa më e madhe.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.