Në Kosovë këto ditë po zhvillohet fushata e quajtur “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Kauza e cila po realizohet nga UN Women , ka gjetur përkrahje edhe nga Ministria e Drejtësisë.
Duke shfrytëzuar ndikimin që personazhet VIP kanë te një numër i madh ndjekësish, shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar kësaj nisme.
E tillë është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila nga Zelanda e Re ka dërguar një mesazh vetëdijesimi për ndalimin e ushtrimit të dhunës ndaj grave.
Ky video-mesazh është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe më pas është rishpërndarë edhe nga vet interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi”.