Një qytetar është arrestuar sot në mes të qytetit të Klinës. I njëjti u raportua se u arrestua për shkak të mos bartjes së maskës.
Rastin e kanë konfirmuar për Express, edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i PK’së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Express, se rasti ka ndodhur në orët e paradites dhe se i njëjti është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e Policisë së Kosovës.
“Në orët e paradites është arrestuar një person për mosrespektimin e urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar. Ai është intervistuar. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurt në Gjykatë, në Divizionin për Kundërvajtje”, ka thënë ai