Reshje të shumta të shiut pati gjatë javës që lamë pas në vend.
Por intensiteti edhe më i lartë i këtyre reshjeve të shiut ishte gjatë 24 orëve të fundit.
Si pasojë e këtyre reshjeve pati vërshime thuajse në çdo komunë të vendit, por edhe më tepër në fshatra.
E ngjashme është situata edhe në Luginë, saktësisht në fshatin Konçul.
Në disa fotografi të dërguara në lajmi.net shihet se ujërat kanë mbuluar thuajse gjithçka në këtë fshat, e që padyshim u shkaktuan edhe dëme të mëdha banorëve të kësaj ane.
Nuk dihet se deri kur pritet të zgjasin këto reshje të shiut, por që padyshim thuajse çdo qytetarë është i shqetësuar nga situata e krijuar.