×
  • Lajme
  • Lajme

    Veriu i përgjakur, vrasjet e tmerrshme që ndodhën ndër vite

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Vrasje të zyrtarëve policorë, politikanëve e të tjerëve kanë ndodhur ndër vite në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku përbëjnë komunat e kësaj zone.

    Serbët lokalë i kundërshtojnë institucionet e Kosovës dhe e mohojnë shtetësinë e saj.

    Zona prej rreth një mijë kilometrash katrorë kufizohet me Serbinë me një kufi të gjatë tokësor, për të cilin autoritetet e Kosovës thonë se është vështirë të kontrollohet.

    Në këtë pjesë ka pasur shpesh incidente me të vdekur e të lënduar, për shkak të përplasjeve të popullatës lokale serbe me autoritetet e Kosovës, që duan ta shtrijnë kontrollin e shtetit atje.

    Prishtina zyrtare fajëson shtetin serb se po i dirigjon drejtpërsëdrejti incidentet në zonën veriore të Kosovës. E, Beogradi e mohon këtë.

    Më poshtë rikujtojmë disa prej incidenteve të përgjakshme në veri që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, raporton rel.

    Shtator 2023

    Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit më 24 shtator 2023.

    Sipas Policisë së Kosovës, në orët e hershme të datës 24 shtator, dy kamionë pa targa ishin vendosur në urën në hyrje të fshatit Banjskë, duke e bllokuar lëvizjen.

    Njësitë policore, ku ishte edhe Afrim Bunjaku, u qëlluan me armë zjarri, pasi arritën në vendin e ngjarjes. Bunjaku nuk u mbijetoi plagëve të marra.

    Incidenti ku u vra ai, shënoi fillimin e një përleshjeje të armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur në Zveçan.

    Bilanci i 24 shtatorit: Katër të vrarë e disa të plagosur

    Pas vrasjes së Afrim Bunjakut, sipas Policisë, rreth 30 sulmues të armatosur ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

    Nga shkëmbimet e zjarrit u vranë edhe tre sulmues dhe u lënduan edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

    Shtator 2013

    Audrius Senavicius, polic i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), u vra në veri të Kosovës më 19 shtator 2013.

    Senavicius u vra në një pritë, në rajonin e Zveçanit, ku u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinjë për në jug të Mitrovicës. Në këtë sulm u lënduan edhe dy kolegë të tij.

    Korrik 2011

    Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, u vra në veri të Kosovës më 25 korrik 2011.

    Mars 2008

    Igor Kinal, polic i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), u vra në veri të Kosovës më 17 mars 2008.

    Disa javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në përleshjet mes serbëve të Kosovës dhe forcave ndërkombëtare policore, mbeti i vrarë polici ukrainas.

    Vrasje të tjera që tronditën veriun

    Oliver Ivanoviq, politikan serb i Kosovës, u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë të Veriut.

    Ai u vra me gjashtë plumba në shpinë, ndërsa askush nuk është dënuar ende për vrasjen e tij.

    Mjeku boshnjak, Mesud Gjekoviq, u vra dhe 11 persona të tjerë të përkatësisë etnike serbe u lënduan në një shpërthim në Mitrovicë të Veriut, më 2 korrik të vitit 2010.

    Shpërthimi ndodhi derisa mbi një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve.

    Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar derisa përpjekjet për shtensionimin e saj nuk kanë qenë të suksesshme as përmes dialogut Kosovë-Serbi.

    Dy vendet janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011.

    Rundi i fundit i bisedimeve ndërmjet tyre, më 14 shtator, përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

     

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përpjekjet e tij për ta ndryshuar kryeqytetin. Rama...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër. Ademaj këtë...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Naim Murselit sot iu caktuan 30 ditë paraburgim ndërsa Gjykata Themelore nè Prishtinë tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova, Mirdoni dhe Ardi kanë biseduar sërish me Shqipen. Ka qenë Mirdoni ai që i...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blerando i ka dhënë një këshillë banorit të ri, Mirdonit. Ai i ka thënë që të mos e shikojë Lindën, sepse del...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Derisa Blerando po qëndronte tek lavanderia, aty ka shkuar Shqipja. Ajo i ka thënë se duhet që Blerando t’i kërkojë falje, derisa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Buci, Blero, Alby, Kaderi dhe Lumbardhi kanë qëndruar bashkë dhe kanë bërë biseda të ndryshme. Ndërkohë, ka qenë Kaderi ajo që ka...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka treguar se çfarë e pengon te meshkujt. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri, Iliriana dhe Shqipja kanë biseduar mbrëmë goxha gjatë në dhomën e gjumit. Ata pëshpëritnin teksa...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.