×
  • Lajme
  • Lajme

    Vepronin si grup kriminal i organizuar, një muaj paraburgim për pesë persona

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.M., B.H., S.M.1., S.M.2, dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja e grupit kriminal të organizuar, Kontrabandim me Migrant dhe Falsifikim i dokumenteve dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

    Sipas gjykatës, pesë të pandehurve H.M., B.H., S.M.1., S.M.2, dhe L.M., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 24.04.2021.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të fshihen apo të ikin me qëllim të shmangies nga prania e tyre në fazat e më vonshme të zhvillimit të kësaj procedure penale, po ashtu po të gjendën në liri, të njëjtit mund ti kontaktojnë dëshmitarët dhe të ndikojnë në ta, e në ketë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Front Online/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.