Prej disa javësh po vazhdon saga e raportit të krisur mes Bleros dhe Afronës.
Tre muaj pa i mbushur tre vjet si të martuar raporti i tyre po kalon në krizën më serioze.
E mesa duket, ndarja e tyre është e pakthim.
Disa javë pasi mbushën portalet me dyshimet për prishje raporti, tashmë ish-çifti kanë vendosur që t’i zhdukin në tërësi gjurmët e njëri-tjetrit.
Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Blero pak ditë ma parë ishte në Zvicër por nuk la të kuptohet në asnjë moment përmes Instagram-it që e ka takuar Afronën, në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët, gjë e cila siç po shihet nuk ka ndodhur.