×
  • Lajme
  • Lajme

    Vengu mirëpret vendimin e NATO-s për shtimin e trupave të Shqipërisë në Kosovë

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    ‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s’.

    Kështu është shprehur ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu i cili priti në një takim të veçantë të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, pasi erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”, shkruan “Shqiptarja”, transmeton Klankosova.tv.

    “Si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën”, tha ai.

    Ministri Vengu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

    “Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”, tha ai.

    Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik ministri Vengu diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

    Po ashtu, Vengu e njohu Lord Peach me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, duke ftuar për investim dhe bashkëpunim çdo agjenci apo kompani britanike.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se “armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës”....
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u ka reaguar sërish pushtetit duke thënë se realiteti i inflacionit,  korrupsionit dhe i...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për marrëveshjet ndërkombëtarë që priten të ratifikohen sot në Kuvend....
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Nga ana tjetër, Lutfi Haziri nga LDK-ja theksoi se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar  për dialogun përveç thënies së ambasadorit...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, Peter Hummelgaard, sot do të vizitojnë Qendrën...
    Lajme26 Shtator 2024
    Dy persona janë arrestuar në Podujevë, për shkak se tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 47 qese me substancë, dyshohet të...
    Kronika26 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Kamenicë, Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës...
    Lajme26 Shtator 2024
    Agon Batusha nga Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi se dialogu duhet të jetë një proces ndërmjet dy palëve. Ai theksoi se Kosova nuk mund...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Westerlund ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.