×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosja e tarifës për Prishtinën lejohet edhe me ligj

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Në vend të statujës së Bill Clintonit, u vendos portreti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Kjo si formë talljeje për idenë e tij që ndaj automjeteve që hyjnë në qendër të qytetit të vendoset tarifë.

    Figura e Ahmetit zuri vend edhe diku tjetër. Dikush nga qytetarët u kujdes që kryetari të jetë pjesë e bankënotës 10-euroshe, aq sa u përmend se mund të kushtonte tarifa.

    Por Ligji për Prishtinën parasheh mundësinë e vendosjes së tarifës.

    Pika 8 e nenit 19 të këtij ligji thotë se: “Kryeqyteti cakton taksë shtesë për kryeqytetin”.

    Megjithatë, Rozafa Ukimeraj nga Ministria e Pushtetit Lokal thotë se në rast të vendosjes së një tarife të tillë është Ministria e Financave ajo e cila duhet të vlerësojë nëse një pagesë e tillë është e ligjshme apo jo.

    Kjo mundësi është e papranueshme për disa nga vozitësit e automjeteve.

    Pas gjithë paqartësive e kundërshtimeve, Ahmeti nuk ka pranuar të deklarohet për të sqaruar mënyrën se si e ka menduar Komuna realizimin e një ideje të tillë.

    Në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se kjo është një ide për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit përmes uljes së numrit të automjeteve në qendër.

    Sipas Ahmetit, nuk do të vendosen laura për t’i ndaluar qytetarët, derisa ka mohuar se ndokush mund të diskriminohet.

    Në anën tjetër, “Iniciativa për progres”, e cila monitoron punën e Komunës, thotë se në fillim kanë pasur dyshime për diskriminim të qytetarëve.

    Qëndrim Arifi nga kjo organizatë e sheh me dyshim zbatimin e kësaj ideje, derisa thotë se kryetari Shpend Ahmeti para se të mendojë për çfarëdo takse duhet t’i intensifikojë punët për rregullimin e parkingjeve.

    “Është vështirë e realizueshme dhe shumë e hershme. Është vështirë të realizohet në praktikë, sepse ngasësit të veturës duhet t’ia krijosh kushtet dhe kjo ide me këto kushte momentale, me këtë situatë me parkingje vetëm sa do ta shtojë tollovinë në qytet, jam i sigurt për këtë gjë dhe nuk do të gjejë zbatueshmëri në një të ardhme të afërt”, ka thënë Arifi për Kohën.

    Mundësia e aplikimit të ndonjë takse për t’u futur me automjet në qendër nuk përmendet në Planin e Mobilitetit.

    Megjithatë, ky dokument parasheh pagesa më të shtrenjta parkimi për qytetarët e komunave të tjera, por edhe për banorët e periferisë së kryeqytetit.

    Plani, i cili përbëhet nga rreth 100 masa, kërkon ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, nga ku qytetarët e vendeve të tjera do të mund të përdornin transportin publik për të qarkulluar nëpër qendër. Por këto parkingje akoma nuk janë rregulluar.

    Aktualisht Komuna ka në fuqi një rregullore për organizimin e parkingjeve, e cila e ndan Prishtinën në tri zona parkimi.

    Zona e parë është Qendra, ku parkimi për një orë kushton një euro dhe automjeti nuk mund të qëndrojë në një lokacion më shumë se dy orë.

    50 centë është çmimi për shfrytëzimin e parkingjeve në zonën e dytë, kurse 30 centë në zonën e tretë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Policia në Han të Elezit ka arrestuar një 40-vkeçar i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 40-vjeçari po kërkohej për...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sezoni i ftohtë ka nisur. E konsumi i energjisë është duke arritur pikun e tij. Lidhur me këtë, Kompania Kosovare për Furnizim...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, foli rreth marrëveshjeve të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Parlamentin Evropian...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.