×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Bellanicë të Malishevës

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, është vendosur sot.

    Aty mori pjesë kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, zëvendësi i saj Arsim Ademi, dhe deputetë e udhëheqës të institucioneve tjera.
    Çerdhja e re do të ketë katin përdhesë, që përmban hyrjen kryesore, hapësirën e gardërobës së fëmijëve, klasat për fëmijë, kuzhinën dhe tryezarinë, nyjet sanitare në çdo klasë dhe ato për personel, dhomën e takimeve, lavanderinë dhe kthinat teknike të ngrohjes, bëhet e ditur në kumtesën e Kryeministrisë.

    Aty thuhet se  kati i parë do të ketë klasa për fëmijë, dhomën e qumështit, zyra e drejtorit, infermieria dhe nyjet sanitare.

    “Ajo do të ketë një sipërfaqe të përgjithshme prej 886 metra katrorë dhe është projektuar të akomodojë 80 fëmijë”.

    Kurti theksoi se investojnë shumë në arsim, siç thotë ai për shkak se investimi në arsim është investimi kryesor në ardhmëri.

    “Ashtu siç investojmë në arsim, ashtu do ta kemi të ardhmen tonë”.

    Më tej, ai renditi projektet për të cilat tha se  qeveria po mbështetë dhe financon në këtë komunë, krahas çerdhes së re, të cilës iu vendos gurthemeli sot.

    “Në Komunën e Malishevës jemi përqendruar në disa ndërtime, të cilat janë të domosdoshme, si për kuadrin mësimdhënës, ashtu edhe për fëmijët, nxënësit e të rinjtë. Konkretisht, në Dragobin, ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’, dhe adoptimin e shkollës në çerdhe – e para në vlerë prej 1,176,000 euro, ndërkaq e dyta, pra adaptimi apo renovimi i shkollës për çerdhe, në vlerë prej 400 mijë euro. Përveç tyre, kemi edhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë, që ndodhet në fazën e parë, në vlerë prej rreth 280 mijë euro, si dhe adaptimin apo renovimin e shkollës në çerdhe në Banjë gjithashtu, në vlerë prej rreth 130 mijë euro e që ndodhet fazën e dytë”.

    Ai gjithashtu përmendi edhe investimet në pjerrinë në qasje për persona me aftësi të kufizuar për shkollën “Lasgush Poradeci” në Kievë, si dhe renovimet në nyjet sanitare apo tualeteve të shkollave në Drenoc, Panorc dhe Malishevë.

    Në komunikatë thuhet se ato bashku në total përbëjnë një investim të qeverisë prej 3 milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës, gjatë këtij mandati qeverisës,

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.