×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosë Gjykata e Apelit: Sulmuesi i shtëpisë së gazetarit Alban Selimi do të mbajë 4 vite burg

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

     Prishtinë, 18 dhjetor – Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe ka mbajtur në fuqi dënimin prej 4 vite burg ndaj Arsim Limanit, i cili në mars të vitit 2023 shkakoi zjarr në shtëpinë e redaktorit të redaksisë hulumtuese të RTK-së, Alban Selimit.

    Të gjitha pretendimet e avokatit Fanol Krasniqi, se Gjykata Themelore ka vërtetuar gabimisht gjendjen faktike, Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë. Sikurse nuk i ka marrë për bazë as deklaratat shpifëse që Limani i ka bërë ndaj gazetarit, në fund të procesit gjyqësor, duke u përpjekur të vëjë në lajthitje trupin gjykues për motivin e sulmit.

    Gazetari i RTK-së, Alban Selimi në një prononcim për Frontonline ka thënë se Gjykata e Apelit këtë rast ka marrë parasysh argumentet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor derisa ka hedhur poshtë pretendimet shpifëse, për të cilat, po ashtu sipas Selimit, Limani do të ballafaqohet me drejtësinë.

    “Ne veçse kemi procesuar padinë për dëmin material dhe shpirtëror që ky person me të kaluar kriminale ka shkaktuar ndaj meje dhe familjes time. Pa dyshim, se sulmi ka qenë i porositur dhe ajo që më vie keq është që Prokuroria nuk ka arritur të zbulojë zinxhirin kriminal që kanë porositur sulmin ndaj meje ”, ka thënë gazetari Selimi.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i alarmuar me kërcënimin me vrasje që sipas tyre, gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”,...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim. Dhomat e Specializuara të Hagës kanë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kanë patrulluar në Zubin Potok. Në një njoftim të KFOR-it thuhet...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi në aeroportin “Adem Jashari”. “Mirësevjen presidente”,...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur. Fillimisht ai ishte proceduar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, nga sot është me drejtor...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Në 24 orët e fundit, policia njofton se ka shqiptuar 1 mijë e 690 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i indinjuar me “gjuhën fyese dhe të papranueshme” të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu,...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Kampioni evropian, Real Madrid do të përballet sonte me ekipin meksikan, Pachuca në finale të Kupës Interkontinentale 2024. Ndeshja do të nisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.