Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.
Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.
Kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu, tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, kostot do të jenë edhe më të larta.