×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Vendimi i ZRRE-së/ Bizneset po mbyllen, disa po ikin nga Kosova e humbjet janë milionëshe

    FrontOnline
    20 Gusht 2025

    Nga 16 Gushti, një numër i madh i bizneseve në Kosovë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e tyre në tregun e lirë.

    Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë të cilët paralajmërojnë për pasoja serioze në aktivitetin ekonomik, humbje milionëshe, mbyllje të fabrikave dhe rrezik për vendet e punës.

     

    Shahini: Bizneset po pësojnë humbje milionëshe, disa fabrika po mbyllen ose po largohen nga Kosova

     

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve AKB, Agim Shahini, për “Front Online” është shprehur ndaj situatës së krijuar pas daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke thënë se humbjet janë shumë milionëshe.

    Sipas tij, disa fabrika tashmë janë mbyllur, disa të tjera janë në proces të bartjes së kapaciteteve jashtë Kosovës.

    “Humbjet e bizneseve nga dalja me dhunë në tregun e lirë janë shumë milionëshe dhe ka fabrika të cilat janë mbyllë disa janë në proces për të bartë kapacitetin e tyre jashtë Kosove e disa janë duke punuar edhe me humbje pas një kohe dihet saktë sa janë humbjet e bizneseve”, ka deklaruar Shahini për “Front Online”.

     

    Oda e Afarizmit: Bizneset po trajtohen si hajna të rrymës, jo si pagues të rregullt

     

    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një prononcim për “Front Online” ka ngritur shqetësime lidhur me humbjet që po pësojnë bizneset pas daljes në tregun e lirë të energjisë.

    Ai tha ende nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e humbjeve, pasi çdo biznes ka specifikat e veta.

    “Ende nuk dihet saktë se sa janë humbjet se secili biznes është ndryshe nga tjetri të shtunën ju kanë shkuar me polici në mënyrë të dhunshme thuajse po e këputin një hajn të rrymës e jo një biznes që e ka paguar vazhdimisht”, tha Ahmeti.

    Ai gjithashtu ngriti çështjen e mungesës së përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara.

    “Për me bërë rikyçjen duhet të paguhet një kosto shtesë dhe bëhet kur të donë KEDS dhe arritja e marrëveshjes. Disa biznese janë në pritje të përgjigjes së Komerciales, por kush do të ja mbulojë dëmet që po ju bëhen bizneset”, tha ai.

     

    Eksperti i ekonomisë: Ndërprerja e rrymës po i kushton ekonomisë miliona euro dhe po dëmton klimën e investimeve

     

    Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike për bizneset, veçanërisht në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

    Sipas tij, disa prej bizneseve po përballen me humbje të konsiderueshme, që variojnë nga mijëra deri në qindra mijëra euro në ditë.

    Ai shtoi për “Front Online” se kjo situatë mund të çojë në pezullime kontratash, pushime të detyruara apo largime nga puna.

    “Bizneset që kanë mbetur pa rrymë tash e tri ditë, sidomos në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, janë duke pësuar humbje të konsiderueshme. Varësisht nga madhësia e biznesit, këto humbje mund të jenë nga mijëra deri në qindra mijëra euro në ditë. Disa biznese janë detyruar të ndalojnë tërësisht prodhimin ose operimin, duke sjellë dëme direkte në të ardhurat e tyre dhe të punonjësve”, u shpreh ai.

    Qorrolli thotë se ekonomia e vendit po humb miliona euro në produktivitet të pashfrytëzuar.

    “Ekonomia humb miliona euro në produktivitet të pashfrytëzuar. Ka humbje të të hyrave nga tatimet dhe kontributet, nëse bizneset nuk operojnë. Rritet pasiguria për investitorët aktualë dhe të ardhshëm, duke dëmtuar imazhin e vendit”, përfundoi ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.