Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të vendos sot në orën 15:00 lidhur me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.
Mulë Desku, nga PZAP ka treguar se vendimi i këtij Paneli pritet të dalë pas disa minutash.
“Rreth orës 15:00 besoj, jemi duke i kryer të gjitha përgaditjet, mund të ndodhë që vonohemi dy ose tre minuta”, ka thënë ai për FrontOnline.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP./FrontOnline/